Stuhia “Elsa” shkakton përmbytje në Nju Jork
Stuhia tropikale “Elsa” ka goditur bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi vrau të paktën një person në Florida dhe shkaktoi një tornado në Xhorxhia, duke shkaktuar përmbytje të rrugëve dhe stacioneve të metrove me shirat e saj të dendura.
Konkretisht, përmbytjet përfshinë zonën e qytetit të Nju Jorkut, teksa stuhia përfshiu shtetin e tij, si dhe ato të Nju Xhersit dhe Konektikatit.
Situata e rëndë detyroi policinë t’u vinte në ndihmë një grupi udhëtarësh me motorë, që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të autostradës.
Paralajmërimet për përmbytje vazhdojnë të jenë në fuqi në disa pjesë të qytetit të Nju Jorkut, si në Kontenë Nasau që ndodhet pranë tij.
Stuhia “Elsa” u dobësua kur përshkoi veriun e Floridës ditën e mërkurë, por mbeti mjaftueshëm e fuqishme për të detyruar Shërbimin Kombëtar Meteorologjik të Shteteve të Bashkuara të jepte alarmin për rrezikun e saj në ditët në vazhdim, kur erërat do të fryjnë me mbi 96 kilometra në orë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta