Stuhia shkaktoi probleme, rikthehet energjia elektrike në kryeqytetin e Groenlandës

25 Janar 2026 | 18:16

Energjia elektrike u rikthye të dielën në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk i cili kishte ndërprerje pasi një stuhi shkaktoi rënien e një kabulli me tension të lartë, duke lënë mijëra njerëz pa energji elektrike dhe ngrohje në zemër të dimrit.

Furnizimi me energji elektrike u ndërpre papritur të shtunën, në mbrëmje në të gjithë Nuuk-un. Kompania e energjisë elektrike Nukissiorfiit, e cila furnizon Nuuk-un me energji elektrike nga stacioni hidroelektrik Buksefjord në juglindje të kryeqytetit, tha se energjia elektrike u rikthye rreth orës 04:30 të mëngjesit.

Banorët e Groenlandës janë mësuar me ndërprerjet e energjisë elektrike, të shkaktuara shpesh nga dimri i ashpër që dëmton kabllon e tensionit të lartë, i cili kalon nëpër terren të thyer dhe përshkon dy fjorde.

Tre ditë para dëmit, qeveria kishte përditësuar rekomandimet e saj të gatishmërisë për qytetarët, duke i këshilluar ata, ndër të tjera, të kishin ujë dhe ushqim në shtëpi për pesë ditë. Groenlanda prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes pas tensioneve mbi kërkesën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump që SHBA-të të merrnin këtë territor autonom danez.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026