Subvencionimi i transportit urban, Këshilli Bashkiak Tiranë miraton kompensim 50 lekë/litër për naftën
Këshilli Bashkiak Tiranë këtë të mërkurë ka votuar pro subvencionimit të transportit urban nga çmimi i lartë i naftës. Në këtë subvencionim përfshihet edhe transporti ndërqytetës.
Në mbledhje, kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani u shpreh se kompensimi parashikon një vlerë prej 50 lekësh për litër karburanti për këto shoqëri transporti për muajt mars – prill-maj 2026.
“Çmimet e nënprodukteve të naftës dhe gazit kanë shënuar një tjetër rekord të lartë, si pasojë e krizës energjitike globale. Këto tregojnë qartë se lufta vazhdon të rrisë presionin në sistem, ndërkohë që rreziku i ndërprerjes së furnizimeve ende nuk është vlerësuar plotësisht dhe duhet të jemi të gatshëm për një rritje të mëtejshme të çmimeve.
Ndër të tjera, ndikimet e rritjes së çmimit të naftës kanë implikime të dukshme dhe kritike për sektorin e transportit. Projektvendimi i propozuar parashikon kompensimin prej 50 lekësh për litër karburanti për këto shoqëri për tre muajt mars- prill-maj 2026, me një kufi të konsumit të karburantit bazuar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar sipas deklarimeve të këtyre kompanive. Efektet financiare do të mbulohen nga fondet qendrore dhe buxheti i Bashkisë Tiranë për shoqëritë e transportit urban”, u shpreh Ristani.
Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 8 administratorë në Tiranë
U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 8 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës