Suedi, zbardhet vrasja e ish-kryeministrit. Prokurorët mbyllin çështjen
Stig Engstrom, një specialist grafike, ishte personi që qëlloi për vdekje kryeministrin e Suedisë, Olof Palme në vitin 1986. Kështu deklaroi të mërkurën prokurori suedez Krister Peterson, i cili e shpalli të mbyllur çështjen që për dekada ka përndjekur Suedinë.
“Ky person është Stig Engstrom. Për shkak se ai ka vdekur, unë nuk mund të ngre akuzë ndaj tij dhe e kam vendosur ta mbyll hetimin”, deklaroi prokurori Peterson.
Kryeministri Palme u qëllua për vdekje në qendër të Stokholmit në vitin 1986, pasi kishte qenë në kinema me bashkëshorten dhe të birin, i pashoqëruar nga truproja.
Vrasja e tij shkaktoi një kërkim të gjatë për autorin, si dhe një seri teorish konspirative që përfshinin CIA-n, separatistët kurdë dhe shërbimet sekrete të Afrikës së Jugut.
E ndërsa një kriminel i rangut të ulët u dënua për vrasjen e Palme, vendimi u rrëzua më vonë dhe dështimi i policisë për të identifikuar fajtorin e vërtetë lanë shenjë në mendjet e njerëzve të shtetit nordik, që ende mburret për sigurinë që ekziston në rrugët e tij.
Palme ishte kryeministër mes viteve 1969 – 1976 dhe 1982 – 1986. Disa e konsiderojnë atë si arkitektin e Suedisë moderne, ndërsa konservatorët kanë urryer pikëpamjet e tij anti-koloniale dhe qëndrimin kritik ndaj Shteteve të Bashkuara.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta