Sulm kibernetik, hakerat në aksion kundër qeverisë amerikane, dyshime mbi Rusinë
Një seri sulmesh te sofistikuara kibernetike, zbuluar gjatë kësaj jave përbëjnë një “rrezik të madh” për qeverinë dhe sektorin privat, është ky paralajmërimi që japin zyrtarët amerikanë.
Departamentet e Thesarit dhe Tregtisë të SHBA-së ishin midis institucioneve që u sulmuan.
Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Agjencia e Sigurisë së Infrastrukturës në SHBA tha se pengimi i këtij sulmi do të ishte “shumë kompleks dhe sfidues”.
Shumë prej zyrtarëve dyshojnë se qeveria ruse është përgjegjëse, ndonëse kjo e fundit ka mohuar pretendimet. Në një deklaratë të shpërndarë në mediat sociale të hënën, ambasada ruse në SHBA tha se “nuk kryen operacione sulmuese në fushën kibernetike”.
Agjencia Kibernetike nënvizoi se agjencitë qeveritare, njësitë kritike të infrastrukturës dhe organizatat e sektorit privat ishin shënjestruar duke filluar të paktën që nga muaji në Mars 2020.
Agjencia nuk identifikoi kush ishte prapa sulmit, cilat agjenci dhe organizata ishin prekur ose çfarë informacioni ishte vjedhur ose ekspozuar. Ndërkohë, Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden është shprehur se ai do ta bëj sigurinë kibernetike një “përparësi kryesore” të administratës së tij.
Disa agjenci qeveritare amerikane raportohet të jenë sulmuar.
Hakerat janë futur në të dhëna të departamenteve amerikane duke përfshirë mbrojtjen, sigurinë e vendit, thesarin dhe tregtinë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Departamenti i Energjisë dhe Administrata Kombëtare e Sigurisë Bërthamore gjithashtu kanë prova se hakerat kanë hyrë në rrjetet e tyre, raportoi revista Politico.
Agjencia kibernetke bëri me dije se autorët e arritën të prishin rrjetet kompjuterike duke përdorur softuerin e menaxhimit të rrjetit të bërë nga kompania me bazë në Teksas SolarWinds.
Gjigandi i teknologjisë Microsoft tha se kishte identifikuar më shumë se 40 klientë të saj të cilët ishin në shënjestër të sulmit kibernetik.
Rreth 80% e tyre ishin në SHBA, ndërsa të tjerët ishin në Kanada, Meksikë, Belgjikë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Izrael dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta