Sulm me bombë në një autobus në Siri, 18 ushtarë të vrarë
Tetëmbëdhjetë ushtarë sirianë u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën mëngjesin e sotëm në një sulm me bombë në një autobus ushtarak pranë Damaskut.
“Një autobus ushtarak u shënjestrua pranë Damaskut nga një sulm terrorist me një bombë të vendosur në automjet,” tha agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA.
Sipas mediave të huaja, sulmi u krye në perëndim të kryeqytetit sirian, në rrugën që lidh Damaskun me Bejrutin, raportojnë mediat e huaja.
Shumë sulme, të cilat zakonisht janë marrë përsipër nga xhihadistët, në të kaluarën kanë shënjestruar automjetet e ushtrisë siriane.
Qershorin e kaluar, 13 ushtarë sirianë u vranë në një sulm ndaj një autobusi. Në mars, 15 ushtarë u vranë në një sulm ndaj një autobusi të marrë përsipër nga IS në shkretëtirën në qendër të vendit, sipas Observatorit.
Sulmi i fundit i madh në Damask ndodhi në tetor 2021, kundër një autobusi ushtarak dhe shkaktoi 14 të vdekur.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta