Sulm me thikë ndaj policisë në Stamboll, plagosen 6 persona! Autori nën efektin e drogës

14 Shkurt 2026 | 20:29

Në Küçükçekmece të Stambollit, një person i varur nga droga fyeu ekipet e policisë që patrullonin dhe i sulmoi ata me thikë, raportojnë mediat vendase.

Si pasojë e përleshjes, u plagosën gjithsej 6 persona, përfshirë 4 oficerë policie dhe 2 qytetarë. Autori u mor në paraburgim, ndërsa incidenti u filmua nga një kamera telefoni celular.

Incidenti ndodhi rreth orës 15:30 në rrugën Şeftali në lagjen Sultan Murat të Küçükçekmece. Dyshohet se, ndërsa automjeti i policisë po kryente një patrullim në zonë, një individ i varur nga droga i ofendoi ekipet e policisë duke thënë: “Pse endeni andej-këndej, çfarë po bëni këtu?”

Sipas videos të kapur me telefeon, në momentin që ekipet e policisë dolën nga automjeti, autori i sulmoi ata me një thikë. Nga pamjet tregohet se qytetarët që dëgjuan zhurmën në rrugë raportuan situatën në polici dhe ekipet mjekësore. Pas njoftimit, një numër i madh ekipesh policie u dërguan në zonë.

Gjithashtu më vonë, një përleshje shpërtheu midis ekipeve të policisë që mbërritën në vendngjarje dhe të afërmve të personit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026