Sulm me thikë në Sydney, humb jetën një person! 2 të tjerë në gjendje kritike
Një burrë ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pas një sulm me thikë në Sydney. Shërbimet e emergjencës u thirrën rreth orës 10:00 sipas orës lokale pasi një burrë plagosi disa persona përpara se të largohej në këmbë.
Sulmi ndodhi në një zonë tregtare të frekuentuar. Ambulanca i dha ndihmën e parë tre personave me lëndime të rënda, por një burrë vdiq në vendngjarje. Oficeri i lartë i policisë Simon Glaser shtoi se një 22-vjeçar dhe 47-vjeçare, u dërguan në spital në gjendje kritike.
Glaser tha se sulmuesi i dyshuar u arrestua pak kohë më vonë gjatë një bastisjeje në zonë.
“I dyshuari për kryerjen e veprës penale njihet nga policia për vepra të vogla penale dhe një histori problemesh të shëndetit mendor”, tha Glasser, duke shtuar se ai ishte planifikuar të paraqitej në gjykatë më vonë gjatë ditës.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta