‘Sulm ndaj demokracisë’, udhëheqësit evropianë shprehin tronditje për trazirat në Capitol Hill

7 Janar 2021 | 08:03

Sulm ndaj tempullit të demokracisë, skena të turpshme në Capitol Hill. Ishin këto reagimet e para të shumë prej liderëve botërore pas trazirave që përfshinë Uashingtonin, ku mbështetës të Donald Trump mësynë në Kongres dhe u përplasën me policinë në përpjekje për të ndalur certifikimin e fitores së Joe Biden.

Ish-presidentët Bush dhe Obama po ashtu reaguan. Obama tha se sulmi është nxitur nga “një president, i cili vazhdon të gënjejë për rezultatin e zgjedhjeve të ligjshme”. Ai shtoi se historia do ta mbajë  mend sulmin në Kongres si një “një moment të çnderimit dhe turpit të madh për kombin”.

“Janë pamje të sëmura dhe pikëlluese. Rezultatet e zgjedhjeve kontestohen kështu në një banana-republikë, jo në republikën tonë demokratike”, do të shkruante ish-presidenti Bush.

Përshkruar si skena të paprecedenta në ‘shtëpinë e demokracisë’, liderët e Bashkimit Evropian e cilësuan një sulm ndaj demokracisë amerikane.

“Një shok të shohësh skena të tilla në Uashington”, shkroi në Twitter presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Duke nënvizuar se mezi pret të bashkëpunojë me presidentin e zgjedhur Jo Biden, presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der leyen u shpreh se besonte në forcën e institucioneve amerikane.

Edhe kryeministri britanik, Boris Johnson i përshkroi skenat si të turpshme duke shkruar se transferimi i pushtetit duhet të jetë i qetë.

“Trump dhe mbështetësit e tij duhet të pranojnë vendimin e votuesve amerikanë dhe të ndalojnë së penguari demokracinë”, ishte reagimi i ministrit të Jashtëm gjerman, Heikko Mass.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026