Sulm terrorist në Zelandën e Re, agresori plagos me thikë 6 persona, vritet nga policia
Rikthehet frika e sulmeve terroriste në Zelandën e Re. Policia vrau një ekstremist i cili pasi kishte hyrë në një supermarket në Auckland plagosi me thikë gjashtë qytetarë. Vrasja e tij ndodhi vetëm 60 sekonda pasi sulmoi qytetarët.
Kryeministrja e vendit e Jacinda Ardern e cilësoi një sulm terrorist.
Ajo theksoi se agresori kishte mbërritur në Zelandën e Re në vitin 2011 dhe nga viti 2016 ishte në survejim nga autoritetet e sigurisë kombëtare. Çështja ka ngritur shumë pikëpyetje se përse nuk u ndërmorën veprime përpara se të plagoste gjashtë persona.
Agresori i cili ende nuk është identifikuar, sipas autoriteteve ishte frymëzuar nga grupi terrorist ISIS.
Në mars të vitit 2019, Zelanda e Re u godit nga një sulm terrorist, ku mbetën të vrarë 51 persona dhe autori vitin e kaluar u dënua me burgim të përjetshëm.
Një ngjarje e tillë vjen në momentin kur shqetësimet janë shtuar pas ardhjes në pushtet të talebanëve në Afganistan dhe një tjetër grupi më ekstremistë të njohur si ISIS-K.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta