Sulme të reja izraelite në Libanin jugor, 31 të vrarë
Të paktën 31 persona, përfshirë një punonjës të shpëtimit, janë vrarë të premten në sulme ajrore në shkallë të gjerë të kryera nga Izraeli në jug të Libani, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve.
Ngjarja konsiderohet si një nga ditët më vdekjeprurëse që nga rifillimi i përplasjeve mes forcave izraelite dhe Hezbollahut më 2 mars.
Sipas raportimeve, pesë persona u vranë në dy sulme ajrore në qytetin Toura në distriktin Tyre, ndërsa ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet për një vajzë të zhdukur nën rrënoja.
Një tjetër sulm me dron goditi një automjet në rrugën që lidh Kfarchoubën me Kfarhamamin në Hasbaiyya, duke vrarë një punonjës të mbrojtjes civile.
Sulme të tjera u regjistruan në distriktet Bint Jbeil dhe Nabatieh, ku u raportuan viktima të shumta, ndërsa katër persona të tjerë u vranë në qytetin as-Sultaniyah.
Pavarësisht një armëpushimi të shpallur më 17 prill dhe të zgjatur deri më 17 maj, ushtria izraelite vijon të kryejë sulme pothuajse të përditshme në territorin libanez, duke rritur tensionet në rajon.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta