Sulmet amerikane në Iran, vriten 14 persona dhe plagosen 78 të tjerë

9 Korrik 2026 | 09:27

Ministria iraniane e Shëndetësisë njoftoi se sulmet amerikane të kryera më 8 dhe 9 korrik në pesë provinca të Iranit kanë shkaktuar të paktën 14 viktima dhe 78 të plagosur.

Kreu i Qendrës së Marrëdhënieve me Publikun dhe Informacionit në ministri, Hossein Kermanpour, tha se 47 nga të plagosurit vazhdojnë të trajtohen në spital, ndërsa të tjerët janë liruar pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA, tre persona humbën jetën në një sulm pranë qytetit jugperëndimor të Ahvazit.

Përshkallëzimi i fundit i tensioneve vjen pas dështimit të armëpushimit të arritur muajin e kaluar. SHBA akuzoi Iranin për sulmet ndaj tre anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit dhe më pas ndërmori një seri operacionesh ushtarake ndaj objektivave iraniane.

Komanda Qendrore e SHBA-së bëri të ditur se gjatë dy ditëve u goditën mbi 170 objektiva ushtarake, përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore, baza raketore, kapacitete detare dhe objekte të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, me synimin për të parandaluar sulme të tjera ndaj anijeve ndërkombëtare.

Në kundërpërgjigje, Irani ka kryer sulme me dronë dhe raketa ndaj objekteve që i cilëson ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani: Trump një kriminel dhe vrasës

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, e quajti Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, “kriminal dhe vrasës” të mërkurën, në përgjigje të kërcënimeve të tij për...
08:38 | 09/07/2026

Garda Revolucionare: SHBA goditi urat drejt Mashhadit, vendit ku do të varroset Khamenei

Trupa e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka deklaruar se sulmet amerikane shënjestruan urat në rrugët që të çojnë në Mashhad, qytetin ku ish-Udhëheqësi Suprem...
08:20 | 09/07/2026

Farage dhe Le Pen bëjnë të njëjtën thirrje sfiduese: Vetëm populli mund të na gjykojë

Le të vendosë populli. Ky ishte mesazhi sfidues i dy prej populistëve më të famshëm në botë të martën, ndërsa Nigel Farage dhe Marine Le...
08:19 | 09/07/2026