Sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA-s në Gjirin Persik, SHBA heton përfshirjen e mundshme të Rusisë

23 Korrik 2026 | 08:10

Sulmet me dronë iranianë ndaj objekteve të CIA-s në Gjirin Persik kanë shtyrë agjencitë e inteligjencës amerikane të hetojnë mundësinë e përfshirjes ruse, qoftë përmes ofrimit të informacionit mbi objektivat ose teknologjisë së përparuar, raportuan dy zyrtarë amerikan.

Të paktën dy objekte të CIA-s u goditën në mars. Njëra ishte në kompleksin e ambasadës amerikane në Riad, Arabi Saudite , dhe e dyta ishte në Irakun lindor. Disa burime thanë se ishin shënjestruar edhe vende të tjera të CIA-s, por nuk dhanë detaje.

Zyrtarët perëndimorë në rajonin e Gjirit dyshojnë se Rusia e ndihmoi Iranin të përmirësonte aftësinë e dronëve të tij Shahed për të goditur objektivat me saktësi ekstreme. Analistët amerikanë vlerësojnë se dy Shahed të përparuar u përdorën në sulmin ndaj ambasadës amerikane në Riad .

Saktësia e shënjestrimit të Shahed-136 iraniane u përmirësua falë sistemit rus të navigimit satelitor Kometa-M, tha një burim tjetër. Kremlini e mohoi këtë informacion, duke e quajtur “lajm të rremë”, pas një raporti të ngjashëm nga Wall Street Journal në mars.

Daniel Hoffman, një ish-shef i stacionit të CIA-s, nuk mendon se do të ishte e habitshme nëse Moska do të ndihmonte Teheranin të godiste objektet e CIA-s, duke pasur parasysh bashkëpunimin strategjik midis Rusisë dhe Iranit.

“Ata po përpiqen të zvogëlojnë ose eliminojnë ndikimin amerikan në zonat që i kanë përcaktuar si sferat e tyre të ndikimit”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një front i ri po hapet në luftën e Iranit, nafta përballet edhe me bllokadën e ngushticës Bab al-Mandeb

Bllokada e ngushticës Bab al-Mandeb nga rebelët Huthi nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të keqe për tregun e naftës. Misionarët e...
08:11 | 23/07/2026

Kriza klimatike, thatësira ekstreme godet Evropën

Një analizë shkencore ka zbuluar se nxehtësia ekstreme e shkaktuar nga kriza klimatike po e than Evropën gjatë verës dhe po e intensifikon thatësirën që...
08:02 | 23/07/2026

Kaos në Kinë nga tajfuni Bavi, momenti kur tornadoja ngre në ajër një makinë (VIDEO)

Skena marramendëse janë kapur në një video të kamerës në Kinë, ku një tornado e fuqishme, e formuar gjatë tajfunit Bavi, rrëmben gjithçka në rrugën...
07:58 | 23/07/2026