Sulmet në Izrael, raketat iraniane pranë zyrës së Netanyahut
Një raketë iraniane e lëshuar mëngjesin e kësaj të marte goditi pranë zyrës së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu. Raketat ranë disa metra larg ndërtesës në qendër të Jerusalemit.
Javën e kaluar, Garda Revolucionare e Iranit tha se do ta ndjekë Netanyahun derisa sa ta vrasin përpara se të fillonin të qarkullonin thashetheme në internet për vdekjen e tij, të cilave ai iu përgjigj duke postuar një video të vetes duke blerë një kafe.
Në video, Netanyahu shihet teksa blen kafen dhe e shijon dhe thotë se ai “po vdes për kafe”. Një replikë e Netanyahut ndaj kërcënimeve me vrasje duke ironizuar se ai momentalisht të vetmen gjë për të cilën po vdes, është për kafe.
Netanyahu publikoi të hënën një video të re në rrjetin social X, ku shihet duke bashkëvepruar me qytetarë, të shoqëruar me mbishkrimin: “Duke iu përmbajtur udhëzimeve dhe duke fituar së bashku”.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta