Sulmi i 11 shtatorit, Biden firmos urdhrin që të publikohen dokumentet e klasifikuara

4 Shtator 2021 | 19:55

Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv për publikimin e disa dokumenteve sekrete të lidhura me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Për këtë vendim kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se ka bërë një premtim për transparencë dhe tani është koha për ta zbatuar. 

Ky urdhër vjen një javë para 20 vjetorit të sulmeve, dhe është një moment domethënës në një debat shumëvjeçar mes qeverisë dhe familjarëve të viktimave.

Prej kohesh ata kërkojnë të zbulojnë më shumë të dhëna rreth ngjarjes tragjike. Familjarët i kanë kërkuar qeverisë amerikane të hetojë dyshimet e tyre se FBI ka gënjyer ose shkatërruar provat që lidhin Arabinë Saudite me terroristët.

Muajin e kaluar rreth 1,800 të afërm të viktimave, të mbijetuar e të tjerë thanë se ishin kundër pjesëmarrjes së presidentit amerikan Biden në ngjarjet përkujtimore të 11 shtatorit 2001 nëse dokumentet mbeteshin sekrete.

Urdhri udhëzon Departamentin e Drejtësisë të fillojnë një rishikim të dokumenteve dhe kërkon që ato të publikohen gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026