Trazirat në Capitol Hill, demokratët gati të votojnë rezolutën e fajësimit për Donald Trump

11 Janar 2021 | 08:39

Pas sulmit ndaj Capitol Hill, demokratët janë të vendosur për të larguar sa më shpejt nga detyra presidentin Trump dhe të nisin ndaj tij procesin e shkarkimit.

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë një rezolutë që i bën thirrje zv/presidentit Mike Pence të shfuqizojë kompetencat presidenciale të Donald Trump.

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve do të paraqesin një akuzë për “nxitje të kryengritjes” kundër Trump për rolin e tij në protestën dhe sulmin ndaj Kongresit.

Pas këtij aksioni, Pence dhe kabineti kanë  24 orë për të vepruar para se Dhoma e Përfaqësuesve të vijojë me procesin e fajësimit. Nëse Dhoma e Përfaqësuesve do të ngrejë akuza për fajësimin e presidentit, për herë të dytë, kjo do të pasohej nga gjykimi në Senat.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësueseve Nancy Pelosi një ditë më parë u shkroi ligjvënësve duke përshkruar planet për një rezolutë për të kërkuar zyrtarisht që Zëvendës-Presidenti Pence të kërkojë amendamentin e 25-të.

Ky aksion do të lejojë që Pence të bëhet president i përkohshëm dhe të largojë Trump nga Shtëpia e Bardhë.

“Në mbrojtjen e kushtetutës dhe demokracisë sonë, ne do të veprojmë me urgjencë, sepse ky president përfaqëson një kërcënim,” u shpreh Pelosi.

Një hap i tillë vjen pak ditë pas sulmit në Capitol Hill dhe vetëm 10 ditë para ceremonisë së betimit të Joe Biden si president i radhës i SHBA-së.

Vetë Joe Biden  ka qëndruar neutral sa i përket kërkesës për shkarkimin e Trump por thjesht ka komentuar se prej kohësh ai ka menduar se Presidenti Trump nuk është i aftë për këtë detyrë.

Lexoni gjithashtu:

Ceremonia e 20 janarit, zv.presidenti Pence i pranishëm në betimin e Biden

Ditët e fundit të Trump, vijojnë të shtohen kërkesat për largimin e tij nga zyra para 20 janarit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026