Sulmi ndaj urës së Krimesë, FSB arreston 8 të dyshuar, akuza shërbimeve ukrainase

12 Tetor 2022 | 19:43

Shërbimi rus i sigurisë, FSB, ka publikuar një video që tregon kamionin e përfshirë në sulmin ndaj urës së Krimesë. Ndërsa pamjet nuk janë verifikuar ende në mënyrë të pavarur, agjencia ka bërë gjithashtu me dije se ka arrestuar 8 të dyshuar.

FSB deklaron se kamioni ishte mbushur me eksploziv dhe ishte nisur nga porti ukrainas i Odesës, pasi kishte përshkuar një aks që kalonte nga Bullgaria, Gjeorgjia dhe Armenia.

Sipas saj, autoritetet kanë vënë në pranga 5 shtetas rusë dhe tre shtetas të tjerë ukrainas dhe armenë, që kishin vepruar për llogari të shërbimit sekret ushtarak ukrainas. Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes në Kiev i ka hedhur poshtë akuzat.

Ura e gjatë 12 km mbi ngushticën e Kerçit përbën një nyje të rëndësishme lidhjeje mes jugut të Rusisë dhe Krimesë, që u aneksua ilegalisht nga Moska në 2014-n.

Autoritetet po përpiqen të riparojnë rrugën dhe linjën hekurudhore që ndodhen në strukturën e dëmtuar. Si hakmarrje ndaj sulmit, Rusia ndërmori një seri bombardimesh në mbarë Ukrainën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026