Sulmi terrorist i 2017-s; Spanjë, nis procesi gjyqësor ndaj 3 të akuzuarve

10 Nëntor 2020 | 20:56

Nisi të martën në Spanjë gjyqi ndaj tre të dyshuarve për atentatin terrorist të vitit 2017 në bulevardin “Las Ramblas” të Barcelonës.

Dy nga të pandehurit, njëri shtetas spanjoll dhe tjetri maroken, akuzohen për pjesëmarrje në organizatë terroriste, prodhim dhe mbajtje eksplozivi, si dhe përpjekje për të shkaktuar shkatërrim në masë.

Më 17 gusht 2017, një atentator vërshoi me një furgon në bulevardin “Las Ramblas”, duke vrarë 14 persona dhe plagosur mbi 100 të tjerë.

Drejtuesi i mjetit vrau gjithashtu një person tjetër gjatë arratisë së tij.

Më vonë, 5 militantë përplasën makinën e tyre ndaj një turme në resortin bregdetar Kambrils dhe përdorën thika për të sulmuar të pranishmit, duke vrarë një grua dhe plagosur shumë të tjerë, para se të qëlloheshin nga policia. Pak ditë më vonë oficerët vranë edhe  agresorin e Barcelonës.

Të gjitha akuzat lidhen me një shpërthim aksidental që ndodhi në prag të sulmit në zonën Alkanar, në jug-perëndim të Barcelonës, ku ishin magazinuar eksploziv dhe bombola gazi dhe jo me sulmet direkt, ndaj prokurorët nuk i akuzojnë të dyshuarit për vrasje.

Të dyshuar të tjerë të lidhur me celulën islamike, përfshirë imamin që konsiderohej truri i sulmeve, humbën jetën nga shpërthimi në Alkanar.

Prokurorët kanë kërkuar 41 dhe 36 vjet burg për dy të akuzuarit dhe 8 vjet për një tjetër shtetas maroken, i akuzuar si bashkëpunëtor. Ata kanë qenë në burg që prej vitit 2017.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026