Sulmuesi i shkollës në Parkland dënohet me 34 burgime të përjetshme

3 Nëntor 2022 | 08:11

Autori i masakrës në një shkollë në Parkland, Nikolas Cruz, u dënua sot me 34 dënime me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht, pasi familjarët e 17 viktimave të vrara dëshmuan se ai ishte një njeri i keq, një frikacak, një përbindësh dhe jonjerëzor, raporton AP.

Gjatë dënimit të tij, Cruz dëgjoi ndërsa gjyqtarja Elizabeth Scherer i dha atij 34 dënime të përjetshme, 17 për çdo person të vrarë dhe 17 për çdo person të plagosur në masakrën e 14 shkurtit 2018, në periferi të Ford Lauderdale.

Pas një gjyqi tre mujor, një juri njoftoi më 13 tetor se po e dënonte me vdekje me vota 9-3, por ligji i Floridas kërkon unanimitet që një dënim i tillë të zbatohet, kështu që gjykatësi Scherer e dënoi me burgim të përjetshëm.

Cruz do të transferohet në një burg pranë Majamit, kur më pas do të zhvendoset në një burg të sigurisë maksimale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026