Taekwondo kundër abuzimeve, nisma e një 17-vjeçareje kundër dhunës në familje

7 Janar 2021 | 20:58

Natsiraishe Maritsa, nga Zimbabve, ka qenë një adhuruese e arteve marciale që kur ishte 5 vjeç. Sot, 17, ajo e përdor disiplinën Taekwondo për të mbledhur vajza të reja dhe nëna për t’iu bashkuar luftës së vështirë kundër martesës së vajzave të mitura.

“Bëj arte marciale dhe përmes tyre dua të krijoj një qytet të çliruar nga martesat në moshë të mitur. Dua të ndal dhe abuzimin me drogën, sepse shumë adoleshentë përfshihen në të. Dua t’i bëj që të praktikojnë Takwondo,” – u shpreh Maritsa.

Fëmijë që nga mosha 4 vjeç, në lokalitetin Epworth, pranë kryeqytetit Harare, përfshihen në martesa.

“Që kur isha në fillore, shumë shoqe të mia u martuan. Më pas, në shkollë të mesme mësova se ato kishin bërë edhe fëmijë dhe po përballeshin me probleme të shumta. Martesat në moshë të re kanë çuar në shtimin e dhunës gjinore kur vajzat janë ende fëmijë. Ato nuk mund të kujdesen për familjen dhe shpesh herë dhunohen. Ato bien pre e abuzimeve dhe kjo më zemëron,” – tregon më tej Maritsa.

Shembullin e saj e kanë ndjekur edhe shumë vajza të tjera, që i janë bashkuar leksioneve të arteve marciale. Me entuziazëm, ato ndjekin udhëzimet e saj gjatë mësimit dhe në fund diskutojnë mbi rrezikun që vjen nga martesa në moshë të mitur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026