Takimi Erdogan-Mitsotakis në samitin e NATO-s, çfarë u diskutua mes dy liderëve

11 Korrik 2024 | 15:30

Një prej takimeve që padyshim tërhoqi vëmendjen në samitin e NATO-s në Uashington ishte edhe ai midis kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan, takimi i tyre i pestë në 12 muajt e fundit.

Të dy liderët u larguan së bashku nga salla ku ishin mbledhur krerët e vendeve anëtare të NATO-s dhe ecën krah për krah drejt vendit ku u zhvillua takimi në prani të ministrave të jashtëm.

Gjatë takimit bëjnë me dije zyrat e shtypit u bisedua për çështje me interes ndërkombëtar dhe rajonal, me theks të veçantë në zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë. Të dy krerët u ndalën shkurtimisht  në marrëdhëniet dypalëshe pas takimit të tyre të fundit në Ankara majin e kaluar. Sipas njoftimit zyrtar Kryeministri grek  shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin me autoritetet turke në luftën kundër emigracionit të paligjshëm.

Të dy liderët ranë dakord për përfitimin reciprok të ruajtjes së një klime qetësie në marrëdhëniet dypalëshe. Ata ranë dakord gjithashtu për intensifikimin e bashkëpunimit tregtar. Më tej, ata diskutuan edhe mbi takimin e tyre të radhës i cili do të zhvillohet në shtator në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri grek u ndal edhe tek çështja e Qipros, duke theksuar se 50 vjet pas tragjedisë së 1974, Qiproja, një vend anëtar i BE-së, nuk është e mundur të mbetet e ndarë dhe ritheksoi nevojën për rifillimin e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së Qipros.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026