Takimin e fundit si kancelare Angela Merkel e zhvillon me Papa Françeskun

7 Tetor 2021 | 19:29

Angela Merkel zhvilloi takimin e fundit si kancelare e Gjermanisë me Papa Françeskun. Takim u zhvillua ne librarinë e papës” në Vatikan dhe zgjati 45 minuta.

Në deklaratën zyrtare për takimin u tha se kancelarja dhe Papa diskutuan për emigracionin dhe pandeminë e COVID-19

Në një intervistë muajin e shkuar, Papa Françesku e quajti Merkelin një nga “figurat më të mira të politikës botërore”.

Në fund te takimit të dy shkëmbyen dhurata me njeri tjetrin.  Papa i dhuroi Merkelit disa nga shkrimet e tij dhe një miniaturë të Portës së Bazilikës së Vatikanit, kurse kancelarja i dha Papës një libër të Mikelanxhelos.

Pas këtij takimi, kancelarja takoi edhe kryeministrin italian Mario Draghi, i cili përshëndeti punën e saj në krye të Gjermanisë gjatë këtyre 16 viteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026