Taksat dhe masat kufizuese shqetësojnë sektorin e turizmit përpara sezonit veror

26 Maj 2021 | 21:25

Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) pret nga qeveria që ta ndihmojë sektorin e turizmit me lehtësira fiskale, lehtësira që sipas zëvendësministres së Turizmit janë mundësuar.

Duke pranuar se në tërësi ka pasur përgjigje të kënaqshme për disa problematika, Matilda Naço, drejtore ekzekutive e ATA, tha në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania se qeveria nuk ka njësuar taksat që i aplikohen restoranteve me ato që u aplikohen hoteleve.

“Të dy sektorët dhe nënsektorët e turizmit janë pothuajse gropë, nuk ka heqje taksash vendore nuk ka një mori gjërash që janë për situatën [e pandemisë] përfshirë këtu edhe pagesën e punonjësve [me ndihma ekonomike nga qeveria] nuk ka më,” – theksoi Naço.

Përballë drejtueses së ATA-s reagoi zëvendësministrja e Turizmit Ornela Çuçi e cila theksoi se nga qeveria është ndërhyrë në sistemin e taksave për turizmin.

Për sektorin e turizmit zëvendësministrja Çuçi tha se tatimi për akomodimin në hotele është ulur nga 20% në 6%, por ekspertja Naço replikoi se kjo taksë duhet të ishte e njëjtë edhe për restorantet dhe se lënia jashtë i penalizon.

“Problematikat janë pafund […] kapacitetet [mirëpritëse] nuk i kemi për t’iu përgjigjur turizmit masiv, turizmi kulturor është goditur fort [nga pandemia] nuk ka pasur rezervime në grupe, shpresojmë që gjërat të ndryshojnë në periudhën e vjeshtës,” – shtoi drejtorja e ATA-s.

Sipas Znj. Naço sasia mesatare e shpenzimeve të një pushuesi për një javë në Shqipëri është 390 dollarë ndërsa në Kosovë është diçka më shumë se dyfishi i kësaj shume. Kjo sipas saj është shqetësuese sepse sektori i turizmit nuk merr maksimumin, ndërsa nga analizat e institucioneve mungojnë të dhënat e përthelluara.

“Nuk kemi akoma një sistem që të vlerësojë situatat, ku jemi?! Numërojmë vetëm ca njerëz që hynë dhe dalin, por kjo nuk mjafton, duhet të kemi një sistem,” – këmbënguli Naço.

Zëvendësministrja Çuçi replikoi duke këmbëngulur se orientimi kryesor mbeten shifrat e Institutit të Statistikave. Ajo shtoi se përmirësimi i infrastrukturës ka ndikuar në flukset e turistëve në Rivierë dhe se hapja e rrugëve të reja do të japë frute për sektorin e turizmit edhe këtë sezon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021