Taksat e vitit 2022, preket tatimi mbi pagat, akciza e gazit dhe TVSH-ja në bujqësi
Viti i ardhshëm do të vijë me një sërë ndryshimesh në paketën fiskale. Pagat, qumështi pluhur dhe gazi, nga janari do të taksohen me norma të reja.
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Komisionit Ekonomisë 4 projektligje, ku fillimisht u ndal tek rishikimi i tatimit mbi pagat.
“Rritet paga dysheme e pa tatueshme, nga niveli 30 mijë lekë në nivelin 40 mijë lekë në muaj. Për këtë interval pagash tatimi që do të paguhet mbi të ardhurat nga paga është 0%. Nga kjo përfitojnë rreth 71 mijë e 500 qytetarë në masën totale prej 557 milionë lekësh në vit. Tatimi 23% parashikohet të fillohet të aplikohet mbi pagat mbi 200 mijë lekë në muaj nga 150 mijë lekë në muaj që është aktualisht”, tha ministrja.
Në bujqësi propozohet të hiqet kompensimi 6% për fermerët, ndërsa Për të mbrojtur prodhimin vendas është menduar të vendoset një taksë importi për qumështin pluhur.
“Projektligji parashikon vendosjen e një takse 100 lekë për kilogram për importet e prodhimit të qumështit pluhur”, tha Delina Ibrahimaj.
Ndërkaq, qeveria shqiptare propozon unifikimin e akcizës për gazin e makinave dhe gazin që përdoret për qëllime të tjera, në nivelin 6 lekë për litër.
Aktualisht, niveli i akcizës për këtë nënprodukt është 8 lekë litri, nëse përdoret si lëndë djegëse për automjetet dhe 0 lekë litri, për sasinë që shfrytëzohet nga konsumatorët e tjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta