Taksat që vilen nga paga, tatimi mbi të ardhurat 0 – 23%

23 Shtator 2021 | 16:28

Taksa progresive do të jetë pjesë e programit të qeverisë edhe për 4 vite, por nga tatimi mbi pagat do të përjashtohen edhe rrogat deri në 40 mijë lekë. Sot përjashtim bën vetëm paga minimale, ndërsa Euronews Albania ka bërë një hulumtim mbi nivelin e taksave që mbahen nga rroga.

Debati për taksën progresive a të sheshtë u shua pas zgjedhjeve të 25 prillit. Me qeverinë “Rama 3”, punonjësit që marrin më shumë do të paguajnë më shumë, ndërsa do të ruhen 3 fashat e tatimit nga 0 deri në 23%.

Kështu punonjësit që marrin pagë minimale 30 mijë lekë janë të përjashtuar nga tatimi, punonjësit me rrogë deri në 150 mijë lekë tatohen për 13% rrogës dhe pjesa tjetër 23%.

Për referencë, nga paga 70 mijë lekë, punonjësi paguan tatim 7400 lekë. Por, barra për të shtohet edhe me kontributet shoqërore e shëndetësore.

Ndërkohë, një individi me pagë 30 mijë lekë, i përjashtuar nga tatimi, i mbahen 8300 lekë kontribute.

Por, për punonjësit, barrë janë edhe taksat e tarifat vendore, të cilat janë më të larta në kryeqytet se në rrethe.

Për këto të fundit, ndërmjet Tiranës dhe bashkive ka diferencë në pagesa, duke nisur nga 14.5% për pagat e ulëta deri në 0.6% për pagat e larta.

Për 4 vitet në vijim qeveria programon të përjashtojë nga tatimi mbi të ardhurat edhe personat me pagë deri në 40 mijë lekë, të cilët arrijnë në 435 mijë të punësuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026