Talebanët premtojnë paqe e siguri, aktivistët të shqetësuar mbi respektimin e të drejtave të grave

19 Shtator 2021 | 15:47

Një anëtar i talebanëve në Kabul deklaroi këtë të diel se në vend nuk do të ketë më plaçkitje, ndërkohë që një aktiviste për të drejtat e grave në Afganistan shprehu keqardhjen për shkrirjen e Ministrisë së Punëve për Gratë.

“Duam t’i sigurojmë të gjithë bashkëkombësit se epoka e plaçkitjeve ka përfunduar totalisht. Duam t’i sigurojmë vëllezërit tanë që do të mbizotërojë rendi dhe siguria. Duam t’i bëjmë thirrje të gjithëve që mos të preokupohen më për plaçkitësit,” – tha Qari Ilyas, anëtar i talebanëve.

Talebanët morën pushtetin vetëm pak kohë pasi ushtria amerikanë u largua nga Afganistani në fund të gushtit, dhe që atëherë janë zotuar se pushteti i tyre do të shërbejë për të risjellë rendin dhe paqen pas shumë dekadave lufte. Megjithatë jo të gjithë e kanë mirëpritur rikthimin në pushtet të militantëve.

Gazetarja dhe aktivistja e të drejtave të grave, Sodaba Naseri tha se shkrirja e ministrisë së Punëve për Gratë është shqetësuese.

Zyrtarët talebanë deklaruan se gratë do të mund të punojnë dhe studiojnë brenda kuadrit të lejuar nga ligji i Sharias. por kjo ka ngritur dyshime mbi mundësinë që do të kenë gratë në Afganistan për të ruajtur vendet e tyre të punës.

Herën e fundit që talebanët ishin në pushtet nga viti 1996 deri në vitin 2001, grave nuk i lejohej punësimi apo arsimimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026