Talebanët shpallin qeverinë e re të Afganistanit

7 Shtator 2021 | 17:14

Talebanët kanë shpallur një qeveri të përkohshme në Afganistan që do të drejtohet nga një prej themeluesve të grupit, dhe ministër i brendshëm i së cilës do të jetë një militant i shpallur në kërkim nga FBI.

Qeveria e re do të drejtohet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund.

“Ne e dimë që populli ynë mezi e ka pritur këtë qeveri të re,” u shpreh zëdhënësi i grupit, Zabihullah Mujahid.

Talebanët prej më shumë se 3 javësh, kanë marrë nën kontroll shumicën e vendit.

Lajmërimi për këtë kabinet të sapo zgjedhur është një hap i rëndësishëm drejt formimit të qeverisë së re talebane, deklaron agjencia e njohur e lajmeve BBC.

Të tjera emërime përfshijnë Mullaj Yaqoob si ministër i mbrojtjes.

Gjithashtu, Sarajuddin Haqqani, ministri i ri i brendshëm është koka e grupit militant të njohur si Haqqani Network.

Ndryshe nga shumica e grupe talebane, rrejti Haqqani është shpallur si një organizatë e huaj terroristë nga Shtetet e Bashkuara.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026