Tanket e para amerikane Abrams arrijnë në Ukrainë
Ukraina ka pranuar dërgesën e parë me tanket amerikane Abrams, që thuhet se do të forcojnë kundërofensivën e Kievit ndaj trupave ruse në lindje.
“Lajme të mira nga (ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem) Umerov. Abrams kanë arritur në Ukrainë dhe janë të gatshëm të forcojnë brigadat tona. Jam mirënjohës ndaj aleatëve për zbatimin e marrëveshjeve për këtë çështje”, shkroi në Telegram presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, një javë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, se tanket e tilla do të arrinin në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara në janar u pajtuan që të dërgonin tanket Abrams në Ukrainë, teksa Kievi po përgatitej për kundërofensivën kundër forcave ruse të cilat nisin pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Në total, Uashingtoni ka thënë se do të dërgojë në Ukrainë 31 tanke të tilla luftuese.
Më herët gjatë shtatorit, SHBA-ja tha se do t’i ofrojë Ukrainës edhe municione kundërthënëse me uranium të varfëruar, që përdoren për tanket M1 Abrams.
Ukraina ka thënë se i duhen tanket për të forcuar brigadat e saj pas nisjes së kundërofensivës në korrik.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tanket gjermane Leopard 2 mbërrijnë në Ukrainë
- “Faleminderit Gjermani”- Klitschko publikon videon duke drejtuar tanket Leopard 2
Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 8 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës