Tatyana Bajraktari: Turizmi në Shqipëri ka shumë pika pozitive por nuk ka punonjës
Operatorja turistike Tatyana Bajraktari tha në studion e “Ilva Now” se turistët ukrainas me të cilët ajo punon, ndahen shumë të kënaqur me shërbimin në Shqipëri. Mirëpo duket se sektori i turizmit po haset me mungesë stafi, gjë që mund të krijojë mangësi në shërbim. Për znj. Bajraktari mungesa e stafit është e pashpjegueshme, pasi sipas saj, shume persona janë të papunë por gjithsesi nuk angazhohen në sektorin e turizmit.
“Në mikpritje thonë janë vendi i parë, kuzhina është vendi i parë, vendi është shumë i bukur, çmimi është shumë i arsyeshëm. Nuk punojnë dhe pas pandemisë është më keq, të gjithë rrinë pa punë dhe nuk duan punë, nuk e kuptoj se çfarë po ndodh”, u shpreh znj. Bajraktari.
Ekspertja e turizmit Flora Xhemani Baba e mbështeti faktin që sektori i turizmit ka mungesë stafi, duke shtuar se vetë ajo ka pasur kërkesa nga hotelet dhe bizneset për t’i ndihmuar në lidhje me gjetjen e stafit.
“Është e pakuptueshme pasi të gjithë sipërmarrësit kanë probleme me punonjësit. Në të gjitha takimet që patëm me hotelet gjatë gjithë kësaj fundjave por edhe në telefonata të drejtpërdrejta ishin për staf dhe pyetja e parë ishte ’sa do ta kem rrogën’”, u shpreh znj. Xhemani Baba.
LEXONI GJITHASHTU:
- Taksat dhe masat kufizuese shqetësojnë sektorin e turizmit përpara sezonit veror
- Ekspertja e turizmit: Kanë nisur të vijnë turistët e parë nga Ukraina dhe Polonia
- Kryetari i Unionit të Turizmit në Kosovë: Shpresojmë që pushuesit të zgjedhin Shqipërinë
- Tatyana Bajraktari: Një çift turistësh të huaj shpenzon rreth 800 euro në javë në Shqipëri
- Ermal Sulaj: Shqipëria duhet të përqendrohet më tepër te turizmi malor
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë