“Të bashkuar ndaj provokimeve ruse”, Merkel: S’mjafton që Biden të flasë me Putin
Bashkimi Europian duhet të qëndrojë së bashku, në unitet kundër provokimeve që vijnë nga Rusia, por gjithashtu duhet të kërkojë bisedime të drejtpërdrejta me presidentin Vladimir Putin, kështu u shpreh kancelarja gjermane Angela Merkel para Bundestagut duke shtuar se nuk është e mjaftueshme që presidenti amerikan të flasë me presidentin rus.
“Ne duhet të krijojmë mekanizma për t’iu përgjigjur bashkërisht provokimeve. Kjo është mënyra e vetme për ne të mësojmë se si t’i kundërvihemi sulmeve hibride të Rusisë. BE duhet gjithashtu të krijojë forume për dialog. Nuk do të ketë ndonjë mënyrë tjetër për të zgjidhur konfliktet”, deklaroi më tej kancelarja.
Rasti i fundit që shton tensionet është arrestimi i një shkencëtari rus në Gjermani që punonte në një universitet gjerman, i cili është akuzuar për spiunazh.
Ndalimi i vazhdueshëm i kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, i cili mori trajtim në Berlin pas një helmimi gati fatal, ka shkaktuar gjithashtu zemërim.
Liderët e Bashkimit Europian gjatë një samiti dyditor që fillon këtë të enjte në Bruksel, do të diskutojnë po ashtu një strategji të re të raporteve me Rusinë.
Edhe sekretari amerikan i shtetit, Blinken i cili ndodhet në Berlin, një ditë më parë, gjatë një konference për mediat me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Mass, e vuri theksin tek rreziku rus.
Sipas diplomatit amerikan gazsjellësi Nord Stream 2, është një projekt gjeopolitik rus që minon sigurinë e Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta