Të burgosurit në Kaliforni përfituan miliona dollarë nga skema e mashtrimit për të papunët nga pandemia

25 Nëntor 2020 | 08:20

 KTë burgosurit në Kaliforni, përfshirë vrasësit serial të dënuar me vdekje, kanë marrë qindar miliona dollarë gjatë një skeme financimi të lidhur me pandeminë e coronavirusit.

Prokurorët e quajtën këtë si shfrytëzimin më të madh të fondeve publike të kryer ndonjëherë në historinë e shtetit të Kalifornisë, ndërsa dokumentonin se si pretendimet e paligjshme të papunësisë të bëra në emër të të burgosurve kishin çuar tashmë në pagesën e qindar milionë dollarëve në emër të tyre.

Hetuesit, të alrmuar nga pretendimet e paligjshme të të burgosurve për të marrë fonde nga ndihmat e leshuara nga shteti gjatë pandemisë, zbuluan se ishin bërë mijëra të tilla.

“Qindra miliona dollar, kjo shifër mund të jetë mbi një milliard dollar, janë paguar tashmë. Kjo është një nga përdorimet më të gabuara të fondeve publike në historinë e vendit tonë”, tha Schubert, avokate.

Shifra prej 140 milionë dollarësh i është paguar 20,000 të burgosurve, por shifra reale mund të jetë shumë më e lartë.

Më shumë se 420 mijë dollar u janë paguar 130 të dënuarve me vdekje, përfshirë edhe vrasësit serial Ëayne Ford.

Scott Peterson, i dënuar për vrasjen e gruas së tij, gjithashtu përfitoi nga këto fonde.

“Të burgosurit po qeshin me ne”, tha Schubert.

Shumica e aplikimeve kishin përdorur emrat e vërtetë të të burgosurve, adresat e tyre dhe numrat e sigurimeve për të përfituar nga plani financiar i papunësisë nga pandemia.

Të burgosurit arritën të mashtronin shtetin sepse Kalifornia, ndryshe nga shtetet e tjera në SHBA nuk kishte ndarë nga lista e të papunëve emrat e të burgosurve.

“Hetimi i javëve të fundit zbuloi se kemi paguar përdhunues, abuzues të fëmijëve, trafikues njerëzish dhe shumë kriminelë të tjerë të dënuar në burgjet tona.

Guvernatori e quajti këtë si “të papranueshme” dhe kërkoi zgjidhjen e këtij problemi sa më shpejtë të jetë e mundur.

 

 Lexoni gjithashtu:

Kufizimet në ligjin e ri për policinë, francezët në protestë, Brukseli paralajmeron se media duhet të jetë e lirë

‘Amerika, gati të udhëheqë botën’, presidenti i zgjedhur Joe Biden prezanton ekipin, theksi te bashkëpunimi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026