Danimarka, projektligj për të ndaluar romancat e të rejave me të burgosurit përjetë
Të burgosurit në Danimarkë që vuajnë dënimet e përjetshme mund t’u ndalohet të krijojnë marrëdhënie të reja romantike.
Projektligji, nëse miratohet, do të zbatohet për dhjetë vitet e para të dënimit të tyre dhe ka për qëllim të luftojë rritjen e të ashtuquajturve “grupe kriminale”.
Ky projektligj vjen pasi një vajzë u dashurua në moshën 17-vjeçare me Peter Madsen, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gazetarit Kim Wall.
“Vitet e fundit, ne kemi parë shembuj të neveritshëm të të burgosurve që kanë kryer krime të rënda duke kontaktuar me të rinjtë për të fituar simpatinë dhe vëmendjen e tyre. Kjo padyshim që duhet të ndalet”, tha ministri danez i Drejtësisë, Nick Haekkerup.
“Të dënuarit me burgim të përjetshëm, nuk duhet të jenë në gjendje t’i përdorin burgjet tona si qendra takimesh”, shtoi ministri.
Projektligji, i cili iu dërgua një komiteti parlamentar të mërkurën, tashmë është miratuar nga opozita e krahut të djathtë.
Ky projektligj pritet të miratohet në vjeshtë dhe të hyjë në fuqi më 1 janar 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta