Të drejtat e pasagjerëve, KE merr masa ndaj Italisë e Greqisë
Zyrtarët e BE-së kanë hapur një proces kundër Greqisë dhe Italisë pasi kanë lejuar që gjatë periudhës së pandemisë kompanitë e tyre ajrore dhe detare t’u ofrojnë udhëtarëve vetëm kuponë si kompensim për pezullimin e udhëtimeve, pa pasur mundësi që të kërkojnë para cash.
“Këto dy shtete, Greqia dhe Italia, kanë miratuar një legjislacion që lejon linjat ajrore të ofrojnë kuponë si e vetmja mënyrë për kompensim, e cila shkon kundër direktivës për të drejtat e pasagjerëve, që nënvizon qartë se pasagjerët kanë të drejtë të zgjedhin rimbursim në vend të kuponit”, thotë Stefan de Keersmaecker, zëdhënës i KE.
Athina dhe Roma kanë tani dy muaj kohë për t’iu përgjigjur “letrës së njoftimit zyrtar” të dërguar nga Brukseli. Dhe më pas rrezikojnë të gjobiten.
KE gjithashtu ka dërguar letra njoftimi zyrtare për të njëjtën arsye për operatorët turistikë, në dhjetë shtete, Çeki, Qipro, Franca, Kroacia, Lituania, Polonia, Portugalia dhe Sllovakia. Shoqata Evropiane e Konsumatorëve (BEUC) e ka mirëpritur vendin e Komisionit Evropian.
Në një deklaratë për mediat, ata thanë se “tani është në duart e qeverive të sigurojnë që personat të cilëve iu nevojitet rimbursimi, të rimbursohen dhe të rivendosin besimin në sektorin e udhëtimit dhe turizmit. Ata gjithashtu theksojnë do të qëndrojnë vigjilentë dhe do të ndjekin nga afër reagimet e shteteve.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta