Të dypunësuarit sot kanë afatin e fundit për të deklaruar të ardhurat

30 Qershor 2021 | 17:23

30 qershori shënon ditën e fundit të deklarimit të të ardhurave për të dypunësuarit dhe ata me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë.

Ky deklarim bëhet çdo vit deri në 30 prill, por Drejtoria e Tatimeve vendosi ta shtyjë deklaratën DIVA me dy muaj.

Euronews Albania mëson se deri më 29 qershor, kanë plotësuar formularin, 43.800 persona, ndërsa detyrimin e kanë edhe 15 000 individë të tjerë, prej të cilëve, 13 mijë të dypunësuar me të ardhura vjetore nën dy milionë lekë.

Por si llogaritet detyrimi që shkon për llogari të tatimeve? Nëse një person ka qenë i punësuar në dy vende me pagë 30 mijë lekë dhe paguan tatim zero, të ardhurat bashkohen dhe ai paguan 13% për njërën nga pagat, për 12 muajt e vitit 2020.

Edhe një individ me rroga përkatësisht 35 000 lekë dhe 60 000 lekë, pas deklaratës vjetore, në total paguan 46 800 lekë.

Po ashtu, kur paga e përbashkët nga dy punë kalon mbi 150 mijë lekë, ky tatim do të llogaritet në masën 23 %. Por me përfundimin e afatit sot, ligji parashikon 5 mijë lekë sanksion, si dhe detyrime që lindin nga kamatëvonesa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026