Të Gjelbrit pro koalicionit qeverisës me SPD dhe FDP, mbështesin nisjen e bisedimeve

18 Tetor 2021 | 10:49

Partia e të Gjelbërve në Gjermani gjatë kongresit të zhvilluar një ditë më parë votuan për të mbështetur nisjen zyrtare të bisedimeve për të hyrë në koalicion me Social Demokratët dhe Liberalët. Tre parti të cilat pritet të formojnë qeverinë e ardhshme të Gjermanisë.

“Ne kemi shansin të marrim përgjegjësinë dhe të luajmë një rol vendimtar në qeveri. Jemi të lumtur që përballemi me këtë përgjegjësi”, shkruhet në postimin e partisë në Twitter.

Të Gjelbrit dolën në vendin e tretë në zgjedhjet e 26 shtatorit me gati 15% të votave, duke u bërë një faktor i rëndësishëm në formimin e një qeverie koalicioni. Ndër prioritetet e Partisë së Gjelbër janë mbrojtja e klimës dhe forcimi i drejtësisë sociale.

Tri ditë më parë, Të Gjelbërit së bashku me Partinë Social Demokratike (SPD) dhe Partinë Demokratike të Lirë (FDP) bënë me dije se pas bisedimeve do të nisin negociatat e koalicionit qeverisës. Ndarja e posteve pritet të jetë vendimtare për profilin programor të partive dhe suksesin e negociatave.

FDP miraton bisedimet zyrtare gjatë ditës së hënë. Qeveria  e re gjermane do të ishte në drejtimin e socialdemokratit Olaf Scholz, zëvendës-kancelar dhe ministër i Financave, partia e të cilit fitoi zgjedhjet e 26 shtatorit.

Një qeveri e përbërë nga SPD, Të Gjelbërit dhe FDP, e njohur si një koalicion semafor për ngjyrat e partive, do të vendoste në opozitë për herë të parë në 16 vite Kristian Demokratët (CDU) e Angela Merkelit. Kandidati për kancelar i CDU, Armin Laschet mori përgjegjësinë për humbjen e partisë në zgjedhje, duke bërë thirrje për unitet brenda partisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026