Të largosh shpirtin e keq, krijimi i maskave Kukeri, tradita vijon mes kufizimesh në Bullgari

12 Janar 2021 | 09:59

Tradita e largimit të shpirtit të keq vijon të ndiqet me fanatizëm në Bullgari, madje edhe të rinjtë artizanë janë entuziast për të krijuar maskat karakteristike të quajtura Kukeri.

Kukeri, kështu quhen personazhet e maskuar që largojnë shpirtin e keq dhe sjellin fat të mirë.

Gjatë muajit janar rajonet në jug dhe perëndim të Bullgarisë mirëpresin shumë personazhe të së shkuarës.

Është një periudhë e ngarkuar edhe për krijuesit e këtyre maskave, artizanë të specializuar për të  skicuar veshje të tilla. Në familjen Yordanovi, tradita është e hershme. Lyudmil është profesionisti i gjeneratës së tretë, i cili vijon trashëgiminë e babait dhe gjyshit të tij.

 “Kam skicuar kostume Kukeri që kur isha i vogël së bashku me miqtë e mi. Ne kërcenim së bashku në karnavale.  Unë shihja babanë sesi punonte dhe ndiqja të gjithë procesin sesi i krijonte maskat. Më tërhoqi vëmendjen dhe nisa ta ndihmoja. Që kur isha adoleshent nisa të isha serioz në krijimin e tyre,” – tregoi Lyudmil Yordanov.

Skicimi i maskave Kukeri kërkon shumë punë. Secila është unike, pasi çdo fshat  ka mënyrën e tij të interpretimit. Rregulli i përgjithshëm është se duhet të përdoren materiale natyrore.

 “Çdo artizan dhe artist ka stilin e tij dhe përdor materiale të ndryshme. Babai im dhe unë përdorim si bazë drurin, preferojmë dru shelgu, sepse është më i lehtë për t’u gdhendur. E vendosim mbi gëzof, mprehim bazat e syve, pastaj bashkojmë brirët dhe mbulesën e pasme,” – shpjegoi Yordanov.

Por këto kostume dhe tradita janë zhvilluar edhe me kohën.

 “Karnavalet dhe ritualet janë me origjinë pagane, por janë adaptuar përmes historisë  dhe ka pasur ndërhyrje edhe nga idetë e kohës,” – tha Damian Vodenitcharov.

Për shembull, në shumicën e vendeve ortodokse, këto rituale kryhen së bashku me popullsinë e krishterë.

 “Kjo traditë është shumë e lashtë. Shumë kërkues besojnë se vijnë nga festimet në nder të zotit grek Dionis. Të gjitha këto rituale kanë të njëjtën origjinë. Njerëzit veshin rroba lëkure, ndryshojnë paraqitjen dhe sillen si lajmëtarë mes botëve për të sjellë begati në rajonin e tyre,” – tha Iglika Mishkova, nga Instituti i Etnologjisë dhe Studimeve të Folklorit.

Karnavalet Kukeri zhvillohen gjatë muajit janar. Kulmi arrin me festën popullore Surva, e cila është pjesë e Trashëgimisë së UNESCO. 

Këtë vit karnavalet me turma të mëdha njerëzish janë pezulluar duke lejuar vetëm festime të vogla. Pjesëmarrësve u është kërkuar të respektojnë distancën fizike. Ata ndalohen të hyjnë në shtëpitë e bashkëqytetarëve, një traditë e cila besohet se sjell fat për mikpritësit.

 

Lexoni gjithashtu: 

Tetë gorilla në kopshtin zoologjik të San Diegos infektohen me coronavirus

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026