Të lirë për të udhëtuar, Australia dhe Zelanda lejojnë të kalojnë pasagjerë pa karantinë e teste
Pas një kohe të gjatë izolimi, Australia dhe Zelanda e Re kanë nisur të rihapin udhëtimin mes tyre të ashtuquajtur ‘bubble’, që do të thotë se udhëtarët mes dy vendeve nuk janë të detyruar të futen në karantinë.
Kjo është një mundësi për shumë familje që të takojnë të afërmit e tyre me të cilët janë shkëputur që nga nisja e pandemisë.
Pasagjerët rrëfejnë emocionet e para duke mos ndalur edhe lotët.
“Jam shumë e emocionuar, kanë kaluar 16 muaj që nga koha kur kam takuar familjarët e mi, jam e emocionuar”, u shpreh Sherie Marshall.
“Ndiej një përzierje emocionesh, gëzim, trishtim. Gjëja me e rëndësishme është që fëmijët të shohin njeri tjetrin dhe të takohemi me të sapolindurit të cilët ende nuk I kemi parë”, tha më tej Wilana Rawiri.
“Po është e mrekullueshme, ka kaluar një kohë kaq e gjatë, është mahnitëse të takoj mbesën e cila ë vetëm 10 muajshe”, tregoi Lauren Young.
Ka vetëm pak kufizime, sikundër maska e cila është e detyrueshme gjatë udhëtimit, por nuk është e nevojshme të kesh një test anti covid apo një dëshmi vaksinimi.
Pasagjerët duhet të futen në një zonë të gjelbër larg udhëtarëve të tjerë dhe duhet të pranojnë se do të gjurmohen me një aplikacion nëse do të jetë i nevojshëm kontakti, për çdo rast.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta