‘Të mësojmë nga krizat’, Johnson: Nuk duhen përsëritur gabimet gjatë pandemisë dhe 2008-s

11 Qershor 2021 | 18:49

Kryeministri britanik Boris Johnson u tha të premten liderëve të vendeve me ekonomitë më të përparuara, se samiti i G7-s është një shans për të mësuar nga kriza e pandemisë së coronavirusit për të mos përsëritur gabimet e bëra gjatë saj.

Në fjalën e tij në tryezën e rrumbullakët, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të BE-së, Johnson tha gjithashtu se edhe gabimet e bëra gjatë krizës ekonomike të vitit 2008 nuk duhet të përsëriten dhe se vendet e G7-s mund të bëhen sërish më të forta dhe madje më të gjelbra.

“Aktualisht mendoj se ky është një takim që duhet të ndodhte sepse ne duhet të sigurohemi që të mësojmë nga mësimet e pandemisë. Ne duhet të sigurohemi që të mos përsërisim disa nga gabimet që padyshim kemi bërë gjatë 18 muajve të fundit. Gjithashtu, ne duhet të sigurohemi që tani ekonomitë tona të rikuperohen. Dhe unë mendoj se kemi mundësinë të rikthehemi fuqishëm. Ka shumë arsye për të qenë optimistë, por është jetike që të mos përsërisim të njëjtat gabime që bëmë gjatë krizës së fundit, gjatë recesionit të madh ekonomik të 2008-s, kur rikuperimi nuk ishte i barabartë në të gjitha pjesët e shoqërisë”, u shpreh Boris Johnson, kryeministër i Britanisë së Madhe.

Në fund të fjalës së tij, Johnson tha se takimi duhet të ishte me dyer të mbyllura dhe jo të bëhej një “cirk gjigant mediatik”, ndaj dhe i kërkoi medias të largohej.

Më herët, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se bashkimi i liderëve të G7-s në vlerat e multilateralizmit do të çojë në një përplasje me Rusinë dhe Kinën.

“Ne do të gjejmë këtu fjalë të fuqishme në mbështetje të multilateralizmit dhe gjithashtu për vlerat e bazuara tek kjo dukuri, por që do të çojnë në përplasje me Rusinë dhe Kinën”, tha kancelarja gjermane.

Për Merkel, për çështje si ndryshimet e klimës dhe biodiversiteti, Perëndimi nuk mund të arrijë një zgjidhje pa Kinën.

Grupimi G7 përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026