Të mësosh përmes lojës, shahistja më e mirë në botë u vjen në ndihmë fëmijëve

11 Tetor 2021 | 12:34

Programi më i fundit i lojës së shahut krijuar nga Judit Polgar u prezantua në Festivalin Global të Shahut në Budapest.

Judith është gruaja lojtare më e fortë në lojën e shahut. Nga viti 2012 ajo ka nisur të krijojë metodën e saj të të mësuarit. Këtë e realizon me ndihmën e mësuesve, duke përdorur shahun ata e bëjnë mësimin më efektiv dhe të larmishëm.

“Fëmijët duan të luajnë. Dhe unë mendoj se është mirë nëse ata duan të luajnë deri sa të rriten, ose nëse duan të luajnë si të rritur. Mund të jetë shumë konstruktive. Shahu mund të përdoret në arsim në shumë mënyra të ndryshme, në mënyrë që fëmija jo vetëm të luajë, por edhe të zhvillohet në shumë mënyra të ndryshme”, thotë Judit Polgár, lojtarja më e mirë e shahut.

Pas sheshit të lojë së shahut krijuar për parashkollorët dhe Pallatit të Shahut, i cili u krijua për fëmijët pak më të mëdhenj, vizitorët në eventin e radhës kishin mundësi të mësonin rregullat e programit të shahistes Judit.

“Këtu ju hidheni në sheshe, pastaj ecni përgjatë rrjetës dhe mbrapa, ekuilibroni, hidhni topin në kunj, vraponi përgjatë diagonaleve, pastaj ktheheni përgjatë pikave të arta dhe zbrisni nga tabela e shahut në shigjetën e fundit të artë”, shprehet Katalin Nagy, mësuese që shpjegon rregullat e ChessPE.

Edicioni i shtatë i Festivalit Botëror të Shahut, bashkon disa nga profesionistët kryesorë të shahut në botë dhe fokusohet në krijimtari dhe inovacion.

Këtë vit festivali u zhvillua në Galerinë Kombëtare të Hungarisë, ku, përveç programeve të konferencës ndërkombëtare për edukatorët, të pranishmit patën mundësi  të luajnë shah me mjeshtrit e shahut Judit Polgár dhe Zoltán Almási.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026