‘Të mos gjykohet Salvini’, prokurori: Ai nuk ndaloi në mënyrë të paligjshme emigrantët në 2019

10 Prill 2021 | 21:04

Matteo Salvini nuk duhet të shkojë në gjyq për ndalim të paligjshëm të emigrantëve. Kështu u shpreh prokurori i Katanias, Andrea Bonomi.

Sipas tij, vendimi i Salvinit nuk ishte në shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe nuk mund të konsiderohet si rrëmbim.

Në seancën gjyqësore, prokurori argumentoi se emigrantëve iu dha ndihma mjekësore dhe se qeveria mbështeti vendimin dhe politikat e Salvinit. Ky i fundit argumentoi se kishte vepruar në emër të interesit kombëtar.

“Jam i lumtur. Prokurori ka përjashtuar krimet dhe rrëmbimin. Ai tha se kam respektuar ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Ne kemi shpëtuar jetë, kemi zgjuar Europën, i kemi rikthyer dinjitetin dhe sigurinë Italisë. Ndaj, po kthehem i qetë te fëmijët e mi, me shpresën se 14 maji do të jetë fundi”, u shpreh Matteo Salvini, kryetar i Lega Nord.

Në korrik 2019, Salvini, në cilësinë e ministrit të Brendshëm në qeverinë Conte, bllokoi më shumë se 100 persona në bordin e një anijeje të rojës bregdetare për 6 ditë, për të pritur dakordësinë e aleatëve europianë për rivendosjen e tyre.

Më 14 maj pritet të merret vendimi nëse duhet të vijojë procesi gjyqësor lidhur me këtë çështje.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026