‘Të mos shpërfillen ngjarjet ekstreme të motit’, ekspertët britanikë apelojnë për masa

29 Korrik 2021 | 12:31

2020 ishte viti që e gjeti Mbretërinë e Bashkuar të izoluar për shkak të pandemisë dhe ishte një vit shumë i nxehtë.

Që nga viti 1884 kur nisën të regjistrohen të dhënat, 2020 është viti i tretë më i ngrohtë, i pesti më i lagësht dhe i teti me më shumë me diell. Zyra e meteorologjike britanike e cilëson një vit aq të thatë sa vështirësoi kushtet për fermerët.

“Po shohim një trend ku ka më shumë temperatura ekstreme dhe më shumë reshje ekstreme, presim që këto fenomene klimatike do të vazhdojnë. E nëse mendojmë globalisht kohët e fundit jemi përballur me një mot shumë, shumë të ashpër. 49.6 gradë Celsius temperaturë rekord në Kanada”, u shpreh Mike Kendon, shkencëtar në zyrën meteorologjike në Britani të Madhe.

Eksperti thotë se është e pamundur të injorohen ngjarjet ekstreme të motit në të gjithë botën. Duke parë drejt së ardhmes, Kendon thekson e të gjithë sektorët e Mbretërisë së Bashkuar do të preken nga ndryshimi i motit dhe duhet të merren masa paraprake.

Profesor Ed Hill, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Oqeanografisë në Mbretërinë e Bashkuar thotë se niveli i detit vazhdon të rritet dhe që nga viti 1901 është rritur me 16 centimetra e gjysmë dhe ky trend vijon me ritme të shpejta.

Sipas tij, niveli i detit nuk do të jetë e mundur të vihet nën kontroll brenda një kohe të shkurtër.

Ngjarjet ekstreme të motit kanë vazhduar në vitin 2021 dhe Britania e Madhe ka regjistruar ekstremitetet në disa pjesë të vendit, duke thyer rekorde.

Përmbytjet e vazhdojnë të shkaktojnë probleme në infrastrukturë.

Eksperti thotë se ende nuk ka prova se çfarë i ka shkaktuar ato, por moti ekstrem po bëhet më i shpeshtë dhe duhen marrë masa për të përballur çdo lloj skenari në të ardhmen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026