Të paktën 14 viktima nga stuhia Ida, reshjet e një muaji bien brenda natës në Nju Jork
Nju Jorku dhe Nju Xhersi kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi e gjetën veten mes përmbytjeve katastrofike që kanë marrë jetën e të paktën 14 vetëve, përfshi një djali 2 vjeçar. Një numër rekord reshjesh është regjistruar edhe në të famshmin Central Park dhe shirat pritet të vazhdojnë edhe për disa orë.
Mbrëmjen e shkuar, qyteti përjetojë ‘orën më të lagësht’ në histori, teksa më tepër se 80 milimetra shi vërshuan në më pak se 60 minuta.
Ky numër eklipsoi rekordin e vendosur vetëm një muaj më parë nga Stuhia Tropikale Henri, e cila la mbrapa plot 49 milimetra shi.
Shërbimet Kombëtare Meteorologjike deklaruan ditën e djeshme se kjo ishte hera e parë që ata kishin shpallur “gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e përmbytjeve” në Nju Jork City.
“Ne po përjetojmë një ngjarje historike sonte me një numër rekord shirash në të gjithë qytetin, përmbytje brutale dhe kushte tejet të rrezikshme në rrugët tona,” u shpreh kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio, mbrëmjen e të mërkurës.
Ai i këshilloi qytetarët të qëndrojnë larg rrugëve duke thënë se: “Nëse jeni duke menduar të dilni jashtë, mos e bëni! Qëndroni larg metrove. Larg rrugëve. Mos i jepni makinës gjatë këtyre përmbytjeve masive. Qëndroni brenda.”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta