Të paktën 20 të vdekur nga një tërmet në Pakistan
Një tërmet i fuqishëm në Pakistanin jugperëndimor vrau të paktën 20 persona dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë të enjten në mëngjes.
Autoritetet e zonës thanë se numri i të vdekurve pritej të rritej ndërsa ekuipazhet kërkonin në zonën e largët malore.
Të paktën katër nga viktimat humbën jetën kur miniera e qymyrit në të cilën ata punonin u shemb. Rreth 100 shtëpi u shembën gjithashtu, duke zënë brenda banorët.
Epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.9 ishte rreth 14 kilometra në veri-verilindje të Harnai në provincën Baluchistan, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan. Matja fillestare e fuqisë së tërmetit ishte 5.7 ballë. Ai goditi rreth 20 kilometra nën sipërfaqen e Tokës (tërmetet më të cekët kanë tendencë të shkaktojnë më shumë dëme).
Zona, rreth 100 kilometra nga Quetta, kryeqyteti i provincës, është e mbushur me miniera qymyri, gjë që ka shqetësuar autoritetet se numri i viktimave nga tërmeti mund të rritet.
Kanalet televizive lokale treguan banorët e mbështjellë me batanije të ulur në anë të rrugës duke pritur që goditjet pas tërmetit të madh të qetësoheshin.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta