Të paktën 90 viktima nga Uragani Ian në Florida
Numri i viktimave nga Uragani Ian është raportuar se ka shkuar në mbi 90, në Florida.
Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimin për të mbijetuarit.
Zyrtarët në Florida janë kritikuar ashpër, pasi disa banorë të zonave të goditura nga stuhitë janë ankuar se nuk kanë marrë paralajmërime të mjaftueshme për evakuim.
Të paktën gjysma e personave të vdekur janë regjistruar në qarkun Lli, ku ka zbarkuar Ian, uragan i kategorisë së katërt.
Presidenti amerikan, Joe Biden pritet të vizitojë Floridan të mërkurën.
Të hënën ai ka vizituar Puerton Rikon – vend që është goditur nga Uragani Fiona disa ditë para se Ian të godiste Floridan – dhe është zotuar se do të shpërndajë 60 milionë dollarë për të ndihmuar këtë territor amerikan.
“Ne do të sigurohemi që ju të merrni secilin dollar që ju premtohet”, ka thënë ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta