Të rinjtë të frikësuar nga e ardhmja, studimi zbulon ‘ankthin klimatik’
Një sondazh i ri global ka zbuluar se shumë të rinj në gjithë botën janë “jashtëzakonisht të shqetësuar” për ndryshimet klimatike.
Nga studimi rezultoi se 75% e të rinjve në 10 vende të ndryshme besojnë se “e ardhmja është e frikshme”.
Studimi u drejtua nga Universiteti Bath në Mbretërinë e Bashkuar në bashkëpunim me pesë universitete të tjera dhe Aleanca e Psikiatrisë Klimatike. Ajo mori pikëpamjet e rreth 10 mijë personave nga 16 deri në 25 vjeç.
Për herë të parë u zbulua se të rinjtë përjetojnë një “ankth klimatik” që ka lidhje me sa shumë vepron qeveria për këtë çështje.
Nga të gjithë të pyeturit 58% thanë se qeveria e tyre “po tradhtonte mua dhe/ose brezat e ardhshëm”, ndërsa 64% thanë se qeveria e tyre nuk po bënte sa duhet për të shmangur katastrofën mjedisore.
Ndër të anketuarit 59% thanë se ishin “shumë” ose “jashtëzakonisht” të shqetësuar për ndryshimet klimatike. Më shumë se gjysma e të gjithë pjesëmarrësve raportuan se ndjenin “zemërim”, “frikë” dhe “turp”.
Ankthi klimatik
Pothuajse gjysma e të anketuarve të rinj thanë se ankthi dhe shqetësimi i klimës po ndikonin në jetën e tyre të përditshme. Pak më shumë se gjysma, 55% deklaruan se kishin më pak mundësi se prindërit e tyre, ndërsa 4 nga 10 thanë se kanë frikë të bëjnë fëmijë nga situata e klimës.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta