Të rishikohen të gjitha kontratat koncesionare, thotë eksperti i ekonomisë
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli komentoi në Euronews Albania, raportin e fundit të DASH për koncesionet dhe korrupsionin në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Z. Çoçoli u shpreh se DASH u thotë qartë investuesve të huaj, kryesisht amerikanë që të mos u besojnë gjykatave shqiptare, pasi ende në to ekziston fenomeni i korrupsionit.
Eksperti i ekonomisë theksoi se në prokurimet publike nuk ka një konkurrencë të lirë.
Ai shtoi se duhet të rishikohen të gjitha kontratat koncesionare, kryesisht ato në të cilat kanë marrë pjesë në garë vetëm kompani shqiptare.
Sipas ekspertit kur në prokurime marrin pjesë vetëm kompani të huaja, është e vështirë që të përcaktohet kompania fituese.
Sa i përket Reformës në Drejtësi ai nënvizoi se procesi i Vettingut nuk ka ndërprerë fenomenin e korrupsionit në radhët e prokurorëve, gjyqtarëve apo avokatëve.
Ai shtoi se ka ende gjyqtarë dhe prokurorë që e dinë që do largohen për shkak të Vetingut dhe po abuzojnë akoma në shumë sepse koha në dispozicion të tyre është e kufizuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta