Të shtëna me armë brenda Senatit në Filipine, ushtria rrethon zonën

13 Maj 2026 | 16:25

Dhjetëra të shtëna me armë zjarri u dëgjuan brenda Senatit të Filipineve ndërsa autoritetet u bënë thirrje atyre që ishin brenda të strehoheshin. Incidenti erdhi si prelud i një përpjekjeje për arrestimin e senatorit Ronald de la Rosa, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJPN).

Nuk është e qartë se çfarë ndodhi saktësisht ose kush qëlloi. Më shumë se 10 ushtarakë me uniforma kamuflazh kishin mbërritur më herët në ndërtesën e Senatit, disa prej të cilëve mbanin armë automatike. 

Ronald de la Rosa, një ish-shef policie i cili udhëhoqi “luftën e përgjakshme kundër drogës” të ish-presidentit filipinas Rodrigo Duterte, tha sot se arrestimi i tij është çështje kohe dhe u bëri thirrje njerëzve të mobilizohen për të parandaluar ekstradimin e tij në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

De la Rosa, i cili është mbyllur në zyrën e tij në kongres që nga e hëna, u bëri thirrje qytetarëve të dalin përpara dhe të parandalojnë arrestimin e tij, duke thënë se autoritetet e zbatimit të ligjit janë duke u përgatitur për të ekzekutuar një urdhër arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

“Ju bëj thirrje, shpresoj se mund të më ndihmoni. Mos lejoni që një tjetër filipinas të çohet në Hagë”, tha De la Rosa në një video që postoi në Facebook nga zyra e tij në Senat.

Senatori ishte oficeri më i lartë i Duterte-s, përgjegjës për një goditje që vrau mijëra të dyshuar për trafikantë droge, me grupet e të drejtave të njeriut që akuzojnë policinë për vrasje sistematike dhe mbulim të krimeve . Policia i hedh poshtë akuzat dhe thotë se më shumë se 6,000 të vrarë në operacionet kundër drogës ishin të gjithë të armatosur dhe i rezistuan arrestimit.

Aktivistët thonë se numri i vërtetë i të vdekurve mund të mos dihet kurrë.

Senati ishte i ruajtur me shumë roje sot, me një kordon policor në vend, ndërsa protestuesit u mblodhën, disa prej të cilëve kërkonin arrestimin e De la Rosa, i njohur më mirë në Filipine si “Bato” ose “shkëmbi”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026