Të shtëna me armë në Kabul gjatë protestave kundër talebanëve

7 Shtator 2021 | 10:21

Korrespondentja e Euronews në Afganistan raporton për të shtëna me armë gjatë një proteste kundër talebanëve në kryeqytet.

Talebanët kanë hapur zjarr për të shpërndarë protestuesit dhe i kanë kërkuar gazetarëve në terren që të mos filmojnë.

Të shtënat kanë zgjatur rreth dhjetë minuta.

Talebanët morën kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit në mes të muajit gusht. Kjo ndodhi fill pasi Presidenti Joe Biden njoftoi për tërheqjen e plotë të trupave ushtarake amerikane nga territori i Afganistanit brenda shtatorit.

Ata deklaruan të hënën se kanë hyrë dhe në luginën Panjshir, provinca e vetme ku po bënte rezistencë grupi i luftëtarëve kundër talebanëve.

Ahmad Massoud, kreu i rezistencës në Panjshir, ka bërë thirrje për “kryengritje kombëtare” kundër talebanëve.

Ndërsa në Kabul ka pasur një sërë protestash të organizuara nga gratë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Gjatë sundimit të Afganistanit nga talebanët (1996-2001), grave nuk iu lejohej të shkonin në shkollë apo në punë, si dhe mund të dilnin nga shtëpia vetëm nëse ishin të shoqëruara.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026