Të shtëna me armë në Oklahoma, të paktën 12 persona të plagosur gjatë një feste buzë liqenit

4 Maj 2026 | 09:12

Të paktën 12 persona u plagosën në Edmond të Oklahomës, nga të shtënat me armë në një festë buzë liqenit, thanë zyrtarët lokalë.

Zëdhënësja e policisë së Edmondit, Emily Ward, tha se autoritetet morën njoftime për të shtëna rreth orës 9 të mbrëmjes të së dielës në një tubim të të rinjve pranë Liqenit Arcadia. Ajo shtoi se ende nuk ka pasur arrestime, raporton Associated Press.

“Kjo është padyshim një situatë shumë e frikshme, ne i kuptojmë shqetësimet e publikut dhe të atyre që janë të përfshirë dhe po punojmë jashtëzakonisht shumë për të gjetur të dyshuarit. Po flasim me viktimat dhe dëshmitarët në të gjithë zonën”, tha Ward.

Sipas saj, 10 persona u dërguan në spitale, ndërsa të tjerët drejtuan vetë automjetet.

Liqeni Arcadia, i vendosur rreth 13 milje në veri të Oklahomës Siti, është një rezervuar i krijuar nga njeriu që përdoret për kontrollin e përmbytjeve dhe është gjithashtu një zonë e njohur rekreative që ofron peshkim, lundrim, piknik dhe kamping.

Ndodhet në Edmond, pranë Oklahoma City, dhe ka rreth 100,000 banorë.

Dyzet vjet më parë, Edmond ishte vendi i një prej të shtënave më vdekjeprurëse në vendin e punës në historinë e SHBA-së, kujton AP, duke shtuar se më 20 gusht 1986, punonjësi i postës Patrick Sherrill qëlloi 20 kolegë, duke vrarë 14 prej tyre, dhe më pas kreu vetëvrasje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026