Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre

12 Korrik 2026 | 13:53

Mes temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, Shërbimi Zjarrfikës i Gramshit ka zhvilluar një nismë ndërgjegjësuese, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve freskim me ujë në sheshet e qytetit.

Përmes një mesazhi publik, zjarrfikësit u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve, duke kujtuar se edhe një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha në pyje, të rrezikojë jetën e njerëzve dhe të shkatërrojë sipërfaqe të tëra me bimësi.

“Ne zgjodhëm t’ju freskojmë me ujë. Ju zgjidhni të mos ndizni zjarr”, është mesazhi që përcjell Shërbimi Zjarrfikës i Gramshit, në një periudhë kur rreziku për zjarre mbetet i lartë për shkak të vapës ekstreme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050

Rastet e reja me kancer në botë pritet të rriten me 66.7% deri në vitin 2050, ndërsa vendet me të ardhura të ulëta do të...
13:18 | 12/07/2026

Mijëra fluturime anulohen dhe vonohen në Kinë për shkak të stuhive të shkaktuara nga tajfuni Bavi

Mijëra fluturime janë anuluar ose vonuar në Kinë për shkak të stuhive të shkaktuara nga tajfuni Bavi, raportuan mediat shtetërore të dielën. Linjat ajrore kineze...
12:43 | 12/07/2026

Rusia dërgon ndihma humanitare në Venezuelën e goditur nga tërmeti

Një avion rus me ndihma humanitare mbërriti në Karakas të dielën, duke sjellë ushqim dhe furnizime të tjera thelbësore pas tërmeteve shkatërruese që goditën Venezuelën,...
12:41 | 12/07/2026